5. Navigimi i menyve
Funksionet e telefonit janë të grupuara në meny. Këtu nuk
përshkruhen të gjitha funksionet e menysë ose elementet
e opsioneve.
Në modalitetin e pritjes, zgjidhni Meny dhe menynë dhe
nën-menynë e dëshiruar. Zgjidhni Dil ose Prapa për të dalë
nga niveli aktual i menysë. Shtypni butonin e përfundimit
për t'u kthyer direkt në modalitetin e pritjes. Për të
ndryshuar pamjen e menysë, zgjidhni Meny > Opst. >
Pamja men. krye. > Listë ose Rrjetë.