
Mesazhet multimedia
Një mesazh multimedia mund të përmbajë tekst, fotografi,
audioklipe dhe videoklipe.
Rrjeti pa tela mund të kufizojë madhësinë e mesazheve
MMS. Nëse fotografia e futur e kalon këtë kufi, pajisja mund
ta bëjë atë më të vogël në mënyrë që ajo të dërgohet me
MMS.
I rëndësishëm: Ushtroni kujdes kur hapni
mesazhet. Mesazhet mund të përmbajnë softuerë
keqdashës ose mund të jenë të dëmshëm për pajisjen ose
PC-në tuaj.
Për të kontrolluar disponueshmërinë dhe për t'u abonuar
në shërbimin e mesazhimit multimedia (MMS), kontaktoni
furnizuesin tuaj të shërbimit. Ju gjithashtu mund të
shkarkoni cilësimet e konfigurimit.
Shikoni “Mbështetja e
Nokia-s” fq. 15.