Akordimi në stacionet e radios
Radioja FM varet nga një antenë tjetër dhe jo nga antena
e pajisjes celulare. Që radioja FM të funksionojë ashtu si
duhet, është e nevojshme që te pajisja të bashkëngjiten
kufje ose një tjetër pajisje ndihmëse.
Paralajmërim: Dëgjoni muzikë në një nivel
mesatar të zërit. Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj zërit të
lartë mund t’ju dëmtojë dëgjimin.
Zgjidhni Meny > Media > Radio ose në modalitetin e
pritjes, shtypni dhe mbani shtypur *.
Nëse keni ruajtur tashmë stacione të radiove, lëvizni lart
ose poshtë për të ndërruar stacionet ose shtypni butonat
me numrat korrespondues të vendndodhjes së kujtesës së
stacionit të dëshiruar.
Për të kërkuar për një stacion të afërt, shtypni dhe mbani
shtypur butonin e lëvizjes majtas ose djathtas.
Për ta ruajtur stacionin në të cilin ju po akordoheni,
zgjidhni Opst. > Ruaj stacionin.
Për ta rregulluar volumin, zgjidhni Opst. > Volumi.
Për ta lënë radion që të luajë në sfond, shtypni butonin e
përfundimit. Për ta fikur radion, shtypni dhe mbani shtypur
butonin e përfundimit.
M e d i a
© 2007 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
47