7. Kontaktet
Zgjidhni Meny > Kontaktet.
Mund t'i ruani emrat dhe numrat e telefonit në kujtesën e
telefonit dhe në kujtesën e kartës SIM. Kujtesa e telefonit
mund të ruajë kontakte me numra dhe elemente teksti.
Emrat dhe numrat e ruajtur në kujtesën e kartës SIM
tregohen nga
.
Për të shtuar një kontakt, zgjidhni Emrat > Opst. > Shto
kontakt të ri. Për t'i shtuar detaje një kontakti, sigurohuni
që kujtesa në përdorim është Telefon ose Telefon dhe
K o n t a k t e t
© 2007 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
33
SIM. Zgjidhni Emrat, lëvizni tek emri dhe zgjidhni
Detajet > Opst. > Shto detaj.
Për të kërkuar për një kontakt, zgjidhni Emrat dhe lëvizni
nëpër listën e kontakteve ose fusni shkronjat e para të
emrit që kërkoni.
Për ta kopjuar një kontakt ndërmjet kujtesës së telefonit
dhe kartës SIM, zgjidhni Emrat > Opst. > Kopjo
kontaktin. Kujtesa e kartës SIM mund të ruajë vetëm një
numër telefoni për secilin emër.
Për të zgjedhur kujtesën e kartës SIM ose të telefonit për
kontaktet tuaja, për të zgjedhur se si shfaqen emrat dhe
numrat te kontaktet dhe për të parë kapacitetin e kujtesës
së lirë dhe të përdorur për kontaktet, zgjidhni Cilësimet.
Ju mund të dërgoni dhe të merrni informacionin e
kontaktit të një personi si një kartëvizitë nga një pajisje e
përputhshme që mbështet standardin vCard. Për të
dërguar një kartëvizitë, zgjidhni Emrat, kërkoni për
kontaktin informacionin e të cilit ju dëshironi të dërgoni
dhe zgjidhni Detajet > Opst. > Dërgo kartëviz..