Pajisjet mjekësore të transplantuara
Fabrikuesit e pajisjeve mjekësore, rekomandojnë se duhet
të mbahet të paktën një largësi prej 15,3 centimetra (6 inç)
midis një pajisjeje celulare dhe një pajisjeje mjekësore të
transplantuar (të tillë si stimuluesi kardiak ose defibrilatori
cardioverter i transplantuar), për shmangien e ndërhyrjes
së mundshme me pajisjen mjekësore. Personat që kanë
pajisje të tilla duhet:
I n f o r m a c i o n i s h t e s ë m b i s i g u r i n ë
© 2007 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
64
● Ta mbajnë gjithmonë pajisjen celulare më shumë se
15,3 centimetra (6 inç) larg nga pajisja mjekësore, kur
pajisja celulare është e hapur.
● Të mos e mbajnë pajisjen në xhepa afër gjoksit.
● Ta mbajnë pajisjen celulare në veshin në anën e kundërt
të pajisjes mjekësore, që të pakësojnë mundësinë për
ndërhyrje.
● Ta mbyllin menjëherë pajisjen celulare, nëse kanë arsye
të dyshojnë se po shkaktohet ndërhyrje.
● Të lexojnë dhe të ndjekin orientimet nga fabrikuesi i
pajisjes mjekësore të transplantuar.
Nëse keni pyetje rreth përdorimit të pajisjes suaj celulare
bashkë me një pajisje mjekësore të transplantuar,
këshillohuni me mjekun tuaj.