Nokia 2600 classic - INFORMACIONI PËR CERTIFIKIMIN (SAR)

background image

INFORMACIONI PËR CERTIFIKIMIN (SAR)

Kjo pajisje celulare përmbush udhëzimet për

ekspozimin ndaj radiovalëve.
Pajisja juaj celulare është një radiotransmetuese dhe

radiomarrëse. Ajo është projektuar që të mos e kalojë

kufirin e ekspozimit ndaj radiovalëve që është

rekomanduar nga orientimet ndërkombëtare. Këto

orientime janë zhvilluar nga organizata shkencore e

pavarur ICNIRP dhe përfshijnë kufijtë e sigurisë të

përcaktuara për të siguruar mbrojtjen e të gjithë

personave, pa dallim nga mosha dhe gjendja

shëndetësore.
Orientimet e ekspozimit për pajisjet celulare përdorin një

njësi matëse të njohur si Koeficienti Specifik i Absorbimit

ose SAR-i. Kufiri i SAR-it i deklaruar në orientimet e ICNIRP-

së është 2,0 vat/kilogram (W/kg) për mesatarisht dhjetë

gram ind. Testet për SAR-in janë kryer duke përdorur

pozicione standarde të përdorimit, me pajisjen që

transmeton në nivelin më të lartë (të vërtetuar) të fuqisë

së saj në të gjitha zonat e testuara të frekuencave. Niveli

aktual i SAR-it të një pajisjeje në funksionim mund të jetë

më poshtë se vlera maksimale, sepse pajisja është

projektuar për të shfrytëzuar vetëm fuqinë e kërkuar për

të kapur rrjetin. Kjo sasi ndryshon në varësi të një numri

I n f o r m a c i o n i s h t e s ë m b i s i g u r i n ë

© 2007 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

69

background image

faktorësh si p.sh. nga distanca midis jush dhe stacionit

bazë të rrjetit. Vlera më e lartë e SAR-it sipas orientimeve

të ICNIRP-së për përdorimin e pajisjes në vesh është 0,95

W/kg.
Përdorimi i pajisjeve ndihmëse dhe aksesorëve të pajisjes

mund të rezultojë në vlera të ndryshme të SAR-it. Vlerat e

SAR-it mund të ndryshojnë në varësi të kërkesave

kombëtare të raportimit dhe testimit, si dhe bandës së

rrjetit. Informacion shtesë për SAR-in mund të ofrohet në

informacionin e produktit te www.nokia.com.

I n f o r m a c i o n i s h t e s ë m b i s i g u r i n ë

© 2007 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

70