Ambientet e mundshme shpërthyese
Mbylleni pajisjen tuaj kur jeni në zona me atmosferë të
mundshme shpërthyese dhe zbatoni të gjitha shenjat dhe
udhëzimet. Atmosferat e mundshme shpërthyese
përfshijnë zonat në të cilat ju normalisht mund të
këshilloheni ta shuani motorin e automjetit tuaj.
Shkëndijat në zona të tilla mund të shkaktojnë një
shpërthim ose zjarr që çon në plagosje ose dhe në vdekje.
Mbylleni pajisjen tuaj në pikat e karburantit si p.sh. afër
pompave të karburantit në stacionet e shërbimit. Vëshgoni
kufizimet rreth përdorimit të radioaparaturave në depot e
karburantit, pikat e shpërndar jes uzinat kimike ose në
vende ku janë duke u zhvilluar shpërthime. Zonat me një
atmosferë të mundëshme shpërthyese janë zakonisht (por
jo gjithmonë) të piketuara qartë. Ato përfshijnë zonat nën
kuvertën e anijeve, impiantet dhe zonat e ruajtjes ose të
transferimit të kimikateve ku ajri përmban lëndë kimike
ose grimca të tilla si kokërriza, pluhur ose pluhura
metalikë. Ju duhet të këshilloheni me prodhuesit e
automjeteve që përdorin gaz natyror të lëngëzuar (të tillë
si propani ose butani), për të përcaktuar nëse kjo pajisje
mund të përdoret pa rrezik pranë tyre.