
Vendosja e kartës SIM dhe e baterisë
Gjithmonë mbylleni pajisjen dhe shkëputeni ngarkuesin
përpara se të hiqni baterinë.
Karta SIM dhe kontaktet e saj mund të dëmtohen lehtësisht
nga gërvishtjet ose përkuljet, pra jini të kujdesshëm kur
mbani, fusni ose hiqni kartën.
1. Shtypni butonin e lirimit dhe hiqni kapakun e pasmë
(1) dhe baterinë (2).
2. Vendosni kartën SIM (3).
3. Fusni baterinë (4) dhe vendosni kapakun e pasmë (5).