
Ngarkimi i baterisë
Kontrolloni numrin e modelit të çdo ngarkuesi para se ta
përdorni me këtë pajisje. Kjo pajisje është planifikuar të
përdoret kur furnizohet me fuqi nga ngarkuesi AC-3.
F i l l i m i
© 2007 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
16

Paralajmërim: Përdorni me këtë model të veçantë
vetëm bateri, ngarkues dhe pajisje ndihmëse të aprovuara
nga Nokia. Përdorimi i çdo lloji tjetër mund të zhvlerësojë
çdo aprovim ose garanci dhe mund të jetë i rrezikshëm.
Ky telefon është krijuar për t'u përdorur me një bateri
BL-5BT.
Për disponueshmërinë e pajisjeve ndihmëse të aprovuara,
luteni të kontaktoni me shitësin tuaj. Kur shkëpusni
kordonin e energjisë të çdo pajisjeje ndihmëse, kapni dhe
tërhiqni spinën dhe jo kordonin.
1. Lidheni ngarkuesin me një prizë korrenti në mur.
2. Lidheni kokën e ngarkuesit me
lidhësin e ngarkuesit të telefonit tuaj.
Nëse bateria është shkarkuar plotësisht,
mund të kalojnë pak minuta para se të
shfaqet në ekran treguesi i ngarkimit ose
para se të bëhet ndonjë thirrje.