Teknologjia pa tela Bluetooth
Teknologjia Bluetooth ju lejon që ta lidhni telefonin tuaj
duke përdorur valë radioje me një pajisje të përputhshme
Bluetooth brenda 10 metrave (32 këmbëve).
Kjo pajisje pajtohet me Specifikimin 2.0 + EDR të Bluetooth
që mbështet profilet e mëposhtme: generic access,
network access, generic object exchange, advanced audio
distribution, audio video remote control, hands-free,
headset, object push, file transfer, dial-up networking, SIM
access dhe serial port. Për të siguruar ndërfunksionimin
mes pajisjeve të tjera që mbështesin teknologjinë
Bluetooth, përdorni pajisjet ndihmëse të aprovuara të
Nokia-s për këtë model. Kontaktoni prodhuesit e pajisjeve
të tjera për të përcaktuar përputhshmërinë e tyre me këtë
pajisje.
Në disa vende mund të mos lejohet përdorimi i
teknologjisë Bluetooth. Pyesni autoritetet e vendit tuaj ose
furnizuesin tuaj të shërbimit.
Veçoritë që përdorin teknologjinë Bluetooth rrisin nevojën
për energjinë e baterisë dhe zvogëlojnë kohëzgjatjen e
baterisë.
C i l ë s i m e t
© 2007 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
38
Rregullimi i një lidhjeje me Bluetooth
Zgjidhni Meny > Cilësimet > Lidhjet > Bluetooth dhe
ndiqni hapat e mëposhtëm:
1. Zgjidhni Emri i telefonit tim dhe fusni një emër për
telefonin tuaj.
2. Për të aktivizuar lidhjen Bluetooth, zgjidhni
Bluetooth > Aktiv. tregon që Bluetooth është
aktiv.
3. Për ta lidhur telefonin tuaj me një pajisje ndihmëse
audio, zgjidhni Kërko për pajisjet shtesë audio dhe
pajisjen që ju doni të lidhni.
4. Për ta lidhur telefonin tuaj me ndonjë pajisje Bluetooth
përreth, zgjidhni Pajisje të çiftuara > E re.
Zgjidhni një pajisje dhe Shkëmbe.
Fusni një kod kalimi (deri në 16 karaktere) në telefonin
tuaj dhe lejoni lidhjen në pajisjen tjetër Bluetooth.
Nëse jeni të shqetësuar për sigurinë, çaktivizoni funksionin
Bluetooth ose vendoseni Dukshmëria e telefonit tim në
I fshehur. Pranoni komunikim me Bluetooth vetëm nga
ata të cilëve u besoni.
Lidhja e PC-së me internetin
Përdorni Bluetooth-in për ta lidhur me internetin PC-në
tuaj të përputhshme pa softuerin PC Suite. Telefoni juaj
duhet të ketë aktivizuar një furnizues shërbimi që
C i l ë s i m e t
© 2007 Nokia. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
39
mbështet hyrjen në internet dhe PC-ja juaj duhet të
mbështesë rrjetin e zonës personale Bluetooth (PAN). Pasi
të jetë lidhur me shërbimin e pikës së hyrjes në rrjet (NAP)
të telefonit dhe të jetë lidhur me PC-në tuaj, telefoni juaj
hap automatikisht një lidhje të të dhënave të paketës me
internetin.